Vllaznia do te luaje kete te enjte ndeshjen e pare ndaj Valur te vlefshme per turin e pare te “Conference League”, ndeshje kjo qe do te luhet ne Rejkavikun e larget te Islandes, por nderkohe ne Shkoder kane filluar te mendojne per sfiden e kthimit ndaj ketij kundershtari.

Si rrjedhoje klubi shkodran ka bere te ditur se nga dita e sotme ka nisur shitja e biletave per sfiden e kthimit e cila do te luhet te enjten e 18 korrikut ne oren 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.

Nga sa shikohet, çmimet e biletave jane te njejta me ato te nje viti me pare kur skuadra luante ndaj Linfield. Keshtu, nje bilete ne tribunen VIP do te kushtoje 3 mije leke te reja, kurse ne tribuant A dhe B, nje bilete do te kushtoje 2 mije leke.

Ne tribunat e tjera kuptohet qe çmimet do te jene me te lira dhe nje bilete ne tribunen D (karshi) do te kushtoje 700 leke, ndersa ne tribunen C biletat do te kushtojne 400 leke. Kuptohet qe rezultati i ndeshjes se pare do te thote shume gjera edhe per interesimin e tifozeve per ndeshjen e kthimit./www.shkodrasport.com/