Vllaznia do të presë ditën e mërkurë në orën 17:00 skuadrën e Erzenit, për të bërë mes tyre llogaritë e çerekfinales së kthimit në Kupën e Shqipërisë. Shkodranët do të synojnë përmbysjen e rezultatit të parë 2-1 për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale.
Një duel mjaft delikat, ku hapat fals do të “kushtojnë” shumë. Për këtë në Shkodër janë të vetëdijshëm dhe klubi ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve.
Për këtë kanë njoftuar se kanë nxjerrë në shitje biletat dhe vendet ku tifozët mund t’i blejnë ato. Çmimet e tyre janë të njëjtat me ato te te gjithe sezonit.
Në tribunën VIP një biletë kushton 1500 lekë, ndërsa në tribunat A dhe B kushton 100 lekë. Gjithashtu në sektorët D1, D2, D3 dhe D4 kushtojnë 400 lekë, ndërsa tribuna C kushton vetëm 200 lekë./newsport/