Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” skuadrën e Dinamos për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 16-të të Superiores. përballje kjo që do të startojë në orën 16:30 ditën e mërkurë.
Një duel direkt mes ekipeve për vendin e 3-të dhe të 2-të në tabelën e klasifikimit dhe për këtë merr vëmendjen kryesore të tifozëve. Në këtë përballje Vllaznia vjen pas humbjes me Bylisin.
Shkodranët në shtëpi do të kërkojnë medoemos rikthimin te fitorja dhe për këtë kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve. Klubi ka nxjerrë në shitje biletat dhe ka bërë të ditur edhe çimet e tyre./newsport/