Ditën e mërkurë në Tiranë do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë në atletikë për të rritur. Vllaznia pas suksesit në kampionatin e 18 vjeçarëve të zhvilluar pak ditë më parë ku u shpall kampione e vendit, do të kërkojë vend të parë edhe në këtë aktivitetin tjetër. Kryetrajneri i ekipit të Vllaznisë, pikërisht Albert Marashi duke folur në lidhje me këtë aktivitet ka thënë kështu për gazetën online www.shkodrasport.com: “Jemi përgatitur prej kohësh për këtë aktivitet dhe besoj se do ia dalim me sukses. Kemi shumë sportistë cilësor të cilët patjetër që do kërkojnë vendet e para në garat respektive dhe në këtë mënyrë edhe si ekip jam i bindur se do të renditemi të parët”. Vllaznia ka dorëzuar në Federatë edhe listën e sportistëve pjesmarrës në këtë aktivitet.


Ata janë: Elvedin Meti, Erdis Çaku, Ardit Rrashi, Bajram Muça, Mario Shestani, Hermes Dinja, Elsid Dizdari, Durjon Idrizaj, Ardenis Ibrahimi, Albert Marashi, Lulëzim Çengeli, Xhaneto Zefi, Izmir Smajlaj, Klinti Tula, Elton Tula, Gledis Halluni, Lisard Draçini, Besmir Pepa, Ravio Rama, Stivi Draçini, Bashku, Sadiku, Bledar Mesi dhe Agaj. Ndërkohë trajnerë të ekipit do jenë Albert Marashi, Vildan Tufi, Isak Bala, Fatjon Serhati dhe Dorjan Tafa. Ndërkohë muajin e ardhshëm do të zhvillohet në Shkodër dita e kërcimeve e emërtuar kupa “Hysni Bebeziqi”.
Gjergj KOLA
(www.shkodrasport.com)