Vllaznia duket se e ka marre shume seriozisht merkaton dhe pavaresisht pershtypjes se krijuar per nje qendrim pasiv, drejtuesit e saj po levizin çdo dite
Tashme kane filluar te behen zyrtare edhe ofertat e bera ndaj lojtareve te pare te cilet preferohen per t’u veshur kuqeblu. Pas ofertes per mesfushorin Herald Marku te Kastriotit, drejtuesit kuqeblu mesa duket kane “pikasur” nje tjeter lojtar nga skuadra krutane.
Behet fjale per mbrojtesin Dajan Shehi. Ka qene ky i fundit i cili e ka pranuar nje gje te tille ne nje prononcim per “sportekspres.com” kur ka deklaruar se ka marre nje oferte nga Vllaznia por ende nuk ka vendosur.
“Sapo kam biseduar me drejtues të Vllaznisë, të cilët më bënë ofertë të jem pjesë e tyre për sezonin e ri. E mendoj një ofertë serioze dhe nuk e kam refuzuar, por as nuk e kam pranuar ende. Sepse duke qenë në kontakte me Tiranën, më mbetet që me këtë skuadër të madhe ta mbyll pozitivisht. Gjithsesi, asgjë nuk është mbyllur dhe do jem në kontakt me shkodranët”, deklaroi Dajan Shehi.
Nga sa shihet, Vllaznia ne sezonin e ri pritet te jete e ndertuar kryesisht me lojtare ne moshe te re te cilet duan te afirmohen tashme dhe japin me te miren e tyre ne fushen e lojes.