Vllaznia duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, teksa së fundmi ka arritur akordin me një tjetër futbollist.

Fjoart Jonuzi mund të jetë afrimi i radhës te skuadra shkodrane. Mësohet se drejtuesit e Vllaznisë kanë arritur akordin me mesfushorin dhe në orët e ardhshme pritet të vijë firmë në kontratë së bashku me zyrtarizimi.

Jonuzi sezonin e fundit ishte pjesë e Gjilanit në Kosovë, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Kukësit dhe Laçit në Kategorinë Superiore.

24-vjeçari është një lojtar i lirë dhe pritet të jetë afrimi i radhës i Vllaznisë në merkato. Shkodranët kanë qenë shumë aktivë në këtë merkato, teksa deri më tani kanë afruar në skuadër 14 lojtarë dhe Jonuzi pritet të jetë afrimi i 15-të.