Sulmuesi dhe kapiteni i Vllaznise Bekim Balaj u largua nga fusha e lojes qe ne minutat e para te ndeshjes me Egnatian. Ai ka ndjere nje shqetesim muskular dhe stafi ka vendosur qe te mos rrezikoje duke e pare te arsyeshme ta zevendesojne me Mensah.
Por nderkohe gjate pjeses se dyte te ndeshjes, ne nje moment kur gjakrat jane nxehur ne fushe me nje reagim te Albano Aleksit ndaj futbollisteve te Vllaznise, e gjithe pankina kuqeblu eshte ngritur ne kembe duke reaguar.
Dhe pikerisht nga ky reagim e kane pesuar kapiteni Balaj dhe trajneri Brdariç te cilet jane ndeshkuar me kartona te verdhe nga ana e arbitres se takimit Emanuela Rrusta. Por ne fakt ky karton ka rezultuar te jete i katerti per sulmuesin dhe si rrjedhoje ai do te mungoje ne takimin e neserm ndaj Teutes.
Kjo do te thote se edhe neser ne maje te sulmit nga minuta e pare do te jete Alfred Mensah i cili edhe ndaj Egnatia beri nje paraqitje deri diku te mire, paçka se ishte edhe i pafat ne momentin e goditjes se shtylles prej tij dhe topi qe nuk perfundoi ne rrjete.(www.shkodrasport.com)