Vllaznia deri me tani ka bere pese perforcime: Herald Marku, Dajan Shehi, Filip Gligorov, Aleksandar Ristevski dhe se fundi Behar Ramadani. Skuadra tashme duket edhe me e plote megjithate ka ende boshlleqe.

Trajneri Mirsad Jonuz ne çdo kontakt e bisede me pjestaret e stafit te tij padyshim qe e ngre nje shqetesim te tille dhe po behen te gjitha perpjekjet per ta plotesuar skuadren, sidomos ne repartin e sulmit.

Aktualisht ne dispozicion te stafit teknik per kete repart eshte vetem Silvio zogaj, nje futbollist ky i ri qe sezonin e kaluar ka dhene kontributin e tij por i mungon pervoja.

Po ashtu eshte edhe Belajdi Pusi dhe Kamelio Palushani. Te tre jane te rinj dhe nuk mund te mbajne barren e sulmit te kuqebluve per sezonin e ri.

Drejtori sportiv Firat dhe trajneri Jonuz jane duke punuar ne kete drejtim dhe shpresojne shume te gjejne lojtaret e duhur qe t’i sigurojne golat per sezonin e ri. Kjo duket shume e veshtire megjithate po tentohet ne disa pista dhe shpresat jane ende gjalle.
www.shkodrasport.com