Vllaznia bëri një nisje të mirë të sezonit, duke u treguar e stabilizuar në lojën e saj. Trajneri Mirsad Jonuz duket se ka marrë më të mirën nga grupi që ka në dispozicion, duke treguar se edhe me lojtarë jo të superpaguar kapen rezultate të mira.
Ekipi gjendet vetëm tre pikë larg zonës europiane, paçka se mabn vendin e tetë me 17 pikë të grumbulluara.
Për shodranët vijojnë të shqetësojnë dëmtimet, me Krymin, Gligorov dhe Emerson që ende nuk janë riaftësuar. Jonuz “lutet” që kjo gjë të ndodhë në kohë rekord, pasi ky kampionat po rezulton vërtet i fortë dhe mungesa e tre titullarëve thotë shumë.
Të tre lojtarët e sipërpërmendur nuk janë stërvitur me grupin, çka shton dyshimet për gjendjen e tyre. Shtojmë këtu edhe mungesën e brazilianit Hygor, që vijon të jetë me leje në vendlindje dhe ka mbyllur vitin me Vllazninë./newsport/