Fitorja e djeshme ndaj Teutës në Durrës ka sjellë jo pak entuziasëm në kampin shkodran. Basketbollistët e Vllaznisë sigurisht që kanë treguar vlera në këtë takim megjithatë për të arritur objektivin që kanë në këtë kampionat, u duhet që këtë javë të marrin një tjetër fitore. Pikërisht në ndeshjen që do të luhet ditën e shtunë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Sipas njoftimit të dhënë nga Federata Shqiptare e Basketbollit, ky takim do të nisë në orën 18.00 dhe do të transmetohet drejtëpërdrejtë në livestream në faqen e kompanisë “Sigal” që është sponsor i kësaj federate. Djemtë e trajnerit Gjeçaj padyshim që do të bëjnë edhe një sforco tjetër për të mundur edhe këtë ekip. Vllaznia dhe Partizani kanë pikë të barabarta, nga 10 dhe fitorja në këtë takim padyshim që do jetë një plus në rrugën e tyre për sigurimin e vendit të dytë në renditje.
© shkodrasport.com