Java e 25-të e Superligës do të dhurojë një përballje shumë interesante. Atë që do të luhet në Shkodër në mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Kjo e fundit me fitoren e djeshme ndaj Luftëtarit tashmë sheh për më lart në renditje me objektiv sigurimin e një vendi për në Kupat e Europës ndërkohë që shkodranët duan të fitojnë dhe t’i largohen sa më shumë fundit.

Në këto rrethana, pritet të jetë një sfidë që do të ndiqet me interes por ndërkohë ende nuk është zyrtarizuar orari i saktë se kur do të zhvillohet ajo.

Orari i përcaktuar fillimisht nga Federata për zhvillimin e këtij takimi ka qenë 14.00 por gjatë ditës së sotme në media po përmendet ora 17.00 për fillimin e saj.

Megjithatë gjithçka do të zyrtarizohet paraditen e së hënës.
www.shkodrasport.com