Pas dy humbjes rradhazi, Vllaznia e basketbollit te meshkujve eshte rikthyer tek fitorja. Ajo ka fituar sot ne Tirane ndaj Barleti Eagles me rezultatin e thelle 92-64.

Duhet thene se ne kete takim skuadra shkodrane ka funksionuar edhe me mire nderkohe qe ne rradhet e saj kane luajtur edhe tre perforcimet e fundit, pikerisht amerikanet De Vonte dhe Harrison si dhe boshnjaku Burakçija.

Kuqeblute do dominonin gjithe takimin, ku qe ne fillim mbyllin perioden e pare ne avantazh 17 – 25. Diferenca e pikeve thellohet ne te dyten dhe pjesa e pare mbyllet 29 – 57 per Vllaznine.

E njejta situate edhe ne perioden e trete ku Vllaznia e fiton 51 – 78 dhe ne fund krejt takimin ne shifrat 64 – 92. Ekipi shkodran nuk e ka vene asnjehere ne dyshim fitoren ne kete takim dhe ne fakt ajo ishte e domosdsohme sepse luhej ndaj skuadres me te dobet te kampionatit.

Vllaznia tashme nuk ka kohe per te pushuar sepse te marten do te niset drejt Pejes ku nje dite me pas do te luaje ndeshjen e dyte te Liges Ballkanike, pikerisht ndaj skuadres vendase.