Sërish lëvizje tek Vllaznia. 18 ditë përpara nisjes së kampionatit të ri, skuadra shkodrane nuk po gjen qetësinë e duhur në merkato. Përpjekjet për ta stabilizuar 18-shen e saj nuk po arrijnë frutet e duhura. Pas Sykajt e Gocajt, ka qenë rradha e Hasanit për t’I dhënë lamtumirën asaj. Mesfushori 20 vjeçar kishte kohë që përflitej për një largim të mundshëm nga Vllaznia dhe tashmë duket se kjo do bëhet realitet. Kontrata e tij mbaron në janarin e vitit të ardhshëm megjithatë bordi drejtues I klubit, në mbledhjen e tij të djeshme ka vendosur që lojtari të lihet I lirë pasi t’I paguajë detyrimet Vllaznisë për formimin e deritanishëm. Lojtari që është cilësuar si një nga më të talentuarit e viteve të fundit, nuk ka dhënë atë çfarë pritej, ndoshta edhe si pasojë e disa dëmtimeve të njëpasnjëshme ndërkohë që situata për këtë verë nuk ka qenë e qetë për. Në fillim ka marrë një paralajmërim nga ana e klubit e tani është lënë I lirë të largohet gjashtë muaj para mbarimit të kontratës. Në sezonin e ri mendohej të ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës por blerjet e bëra në mesfushë, vend ku ai luan, e çonin atë sërish si rezervë. Në kushte të tilla, vetë lojtari nuk e ka pritur mirë këtë gjë dhe mezi ka dashur të vinte janari I vitit të ardhshëm për të ndërprerë kontratën me Vllazninë. Para pak ditësh mori edhe një paralajmërim nga ana e drejtuesve të klubit pas ndërhyrjes së rëndë ndaj hysës ndërkohë që tashmë është lënë I lirë gjithnjë nëse paguan detyrimet që I ka klubit. Dje është bërë e ditur se është shumë pranë kalimit tek Skënderbeu megjithatë kjo duhet parë ditët e ardhshme.
www.shkodrasport.com