Merkatoja eshte hapur zyrtarisht diten e sotme dhe te gjithe ekipet jane vene ne levizje per te gjetur lojtaret e duhur me te cilet te perforcojne rradhet e tyre. Keshtu po ndodh edhe ne Shkoder.

Vllaznia është në kërkim të një mesfushori. Gazetari Denis Bajraktari bën me dije se 27 vjeçari i Ballkanit në Kosovë, Edvin Kuc është i përzgjedhuri i stafit shkodran.

Lojtari nga Mali i Zi ka “çelësat” e organizimit të lojës me suharekasit, teksa është objektiv i shkodranëve.

Futbollisti nga Tuzi ka një kontratë deri verën e këtij viti, teksa vjet ka luajtur me Gjilanin në formë huazimi. Gjatë këtij sezoni në Kosovë, Kuc ka luajtur 16 ndeshja duke dhënë 2 asiste dhe shënuar 1 gol.