Problemet që po has skuadra shkodrane në sulm, kanë bërë që drejtuesit e Vllaznisë të rihedhin sytë edhe njëherë nga argjentinasi Nestor Martinena. Ish-sulmuesi I Dinamos u pat vetëofruar jo shumë ditë më parë tek skuadra shkodrane përmes një miku të tij në Shqipëri por drejtuesit kuqeblu nuk shfaqën ndonjë dëshirë të madhe për të dhe nuk dihet pse. Ndoshta kanë qenë kërkesat e larta financiare të lojtarit, mbase edhe ndonjë opsion tjetër në merkato, por e sigurtë është që Vllaznia tashmë është “penduar” për këtë gjë.
Për ta korigjuar këtë gabim, dy ditë më parë merret vesh që drejtori sportiv Armir Grima I ka telefonuar njeriut të afërt me Martinenën në Shqipëri dhe I ka kërkuar të rihyjnë në bisedime me sulmuesin argjentinas për të parë mundësinë e firmosjes së një kontrate me të. E ndërsa shkodranë kanë shfaqur dëshirë, interesant është fakti se tashmë lojtari nuk “është bërë I gjallë”. Telefoni I tij del I fikur prej dy ditësh dhe në kushte të tilla tentativa ka mbetur në mes. Të paktën deri në momentin kur Martinena të përgjigjet nga ana tjetër e telefonit.
Trajneri Duro. Ai pas tre miqësoreve që ka luajtur ekipi I tij e ka shprehur hapur kërkesën për të marrë edhe një sulmues tjetër cilësor. Problemet e shfaqura në këtë repart, e bëjnë të domosdoshëm marrjen edhe të një tjetër futbollisti. Hysa nuk mjafton e për më tepër zgjedhet e dyta me Dragoi, Hajdarin apo Shtubinën si sulmues të maskuar nuk po rezultojnë aq efikase. Vetë trajneri Duro në fakt e ka bërë zgjedhjen e tij: do një sulmues që e njeh mirë kampionatin shqiptar. Dhe Martinena është njëri prej tyre. Në fakt, trajneri I kuqebluve mund të ketë dashur ndonjë lojtar tjetër por kjo nuk është bërë e mundur. Pejiç zgjodhi Skënderbeun ndonëse oferta financiare e Vllaznisë ka qenë e njëjtë me atë të korçarëve. Daniel Xhafaj përfundoi në Durrës sepse drejtuesit shkodranë nuk shfaqën ndonjë dëshirë për të firmosur me të ndoshta nisur nga mosha e madhe e tij. Plaku nuk pëlqehet shumë për karakteristikat trupore të tij që janë të ngjashme me ato të Hysës. Dy sulmues shtatëshkurtër në skuadër, nuk janë të preferuar për një trajner. Për të gjitha këto, Martinena mbetet një opsion shumë I mirë, gjithnjë nëse realizohet.
Martinena. Përshtypja në Shkodër për këtë lojtar është shumë e mirë nga ana e tifozërisë. Ai ka mbetur në mendjen e tyre për golat që I ka shënuar Vllaznisë tre sezone më parë. Në një ndeshje, pikërisht në sezonin kur Dinamo shpallej kampione, ai I shënoi skuadrës shkodrane plot tre gola Brenda në “Loro Boriçi”. Pak ditë më vonë, I shënoi edhe një gol tjetër shumë të rëndësishëm në një ndeshje kupe që solli edhe eliminimin e Vllaznisë. Potenca e tij, nuhajtja për gol dhe loja e mirë në ajër, janë disa nga karakteristikat kryesore të këtij lojtari. Shpresat janë për ardhjen e tij.
Sekuliç. Ka mbërritur të premten në Shkodër. Ka luajtur edhe në miqësoren me Besëlidhjen, madje ka shënuar golin e vetëm për Vllazninë në atë ndeshje por kjo nuk mjafton. Sulmuesi malazez Radislav Sekuliç shpreson të bindë stafin drejtues të kuqebluve që e ka mbajtur në provë edhe për disa ditë të tjera. Megjithatë gjasat janë që ai të mos firmosë. Trajneri Duro kërkon sulmues që e njeh mirë kampionatin shqiptar dhe Sekuliç nuk është I tillë. Për këtë arsye, ka pak shpresa të qëndrojë në Shkodër. Ai nuk ka tiparet e njeriut që mund të shënojë gola për tërë Vllazninë dhe me shumë mundësi do largohet. Se kush do vijë për sulmin kuqeblu, kjo është enigëm. Martinena është një alternativë shumë serioze.
Gjergj KOLA