Skuadra e Vllaznisë në basketboll për femra e ka nisur keq kampionatin e ri. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme përballë Apolonisë, ajo është mundur me 26 pikë diferencë. Ka qenë një lojë e dominuar totalisht nga fierakët, në rradhët e të cilave luanin edhe dy shkodranet, Enxhi Xhanaj dhe Paradisa Memçaj.
Ato i kanë fituar të gjitha periodat duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren e ndeshjes. Pas përfundimit të takimit, trajneri i Vllaznisë Rajmond Rasha është shprehur i pakënaqur jo sa i takon humbjes por më shumë lojës së zhvilluar nga vajzat e tij të cilat për asnjë moment nuk janë ngjitur në lartësinë e duhur.
Vllaznia- Apolonia 59-85
(10-16, 19-23, 18-20, 12-26)
Vllaznia: I.Dashja, Mlika, Mustafa, Basha, Çoçja, Juka, A. Dashja, Beranija, Ndou. Tr: R. Rasha
Apolonia: Bara, Memçaj, Xhanaj, Dishnica, Demiraj, Varfi, Vistalli, Aliaj, Semanjaku, Mehmeti, Memushi. Tr; A. Greva
Gjyqtarë: Elvis Allaraj, Erland Tiko
© shkodrasport.com