Vllaznia në basketboll për femra e ka nisur me humbje kampionatin. Në ndeshjen e parë, të luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ajo është mundur 77 – 72 nga ekip I Skënderbeut. Ndeshja në fakt ka nisur më mirë për vajzat shkodrane. Ato e kanë fituar periodën e parë në shifrat 17-16 dhe po ashtu edhe të dytën me rezultatin 19-17 ndërkohë që e treta do mbyllej në barazim me rezultatin 22-22. Kur pritej që kjo epërsi e krijuar deri në 10 minutëshin e fundit të ruhej, nuk ka ndodhur kështu. Kanë qenë vajzat korçare ato që kanë luajtur më mirë dhe për rrjedhojë e kanë fituar këtë periodë me rezultatin 22-14 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 77-72. Trajneri I Vllaznisë Rajmond Rasha, në prononcimin e tij të pasndeshjes, e ka konsideruar humbjen si rrjedhojë e harresës në të cilën ndodhet ky ekip apo dhe të tjerë të shumësportëshit.

www.shkodrasport.com