
Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë e ka humbur edhe ndeshjen e rradhët të vlefshme për kampionatin kombëtar, atë të zhvilluar pasditen e sotme në Tiranë ndaj Kamza Basket. Rezultati i fiksuar në fundin e ndeshjes ka qenë 84-70 në favor të ekipit kryeqytetas. Kanë qenë ato që e kanë nisur më mirë ndeshjen duke fituar periodën e parë në shifrat 25-15. Vajzat e trajnerit Rajmond Rasha nuk arrijnë të dalin në lojën e tyre as në periodën e dytë dhe për rrjedhojë e humbin edhe atë në shifrat 16-21. Me këtë diferencë pikësh do bëhej thuajse e pamundur fitorja pavarësisht se në periodën e tretë Vllaznia fitoi 20-19 ndërsa në të katërtën u arrit barazim 19-19. Epërsia e krijuar nga Kamza Basket në dy periodat e para, i mjaftoi asaj për ta fituar krejt ndeshjen. Në këtë mënyrë skuadra shkodrane është kthyer edhe nga Tirana me humbje ashtu siç erdhi pak ditë më parë edhe nga Fieri ku u mund nga Apolonia. Duket se mosha e re e basketbollisteve të Vllaznisë ndikon në këto përballje dhe ato e kanë të vështira të triumfojnë ndaj eksperiencës së kundërshtarit.
www.shkodrasport.com