Nuk ka rivalë për Vllazninë në futbollin e femrave në Shqipërisë. Pasditen e djeshme ajo ka marrë edhe një tjetër trofe, atë të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2015-16. Në ndeshjen finale ndaj ekipit të Kinostudios, të luajtur në kompleksin “Olimpik” në Tiranë, vajzat shkodrane kanë fituar me rezultatin e thellë 6-0 duke treguar se kanë diferencë të madhe me të gjitha ekipet.

Në pjesën e parë janë shënuar katër gola, i pari nga Gjergji, dy të tjerë më pas nga Muja dhe i fundit nga mbrojtësja Gjini. Në pjesën e dytë ndërkohë, ka shënuar dy gola edhe Doçi duke kompletuar fitoren e thellë të Vllaznisë në këtë finale. Në fund të saj është zhvilluar edhe ceremonia për dhënien e medaljeve dhe të kupës teksa emocionues natyrisht ka qenë momenti kur Vasil Bici, përfaqësuesi i Federatës për këtë ceremoni, i ka dorëzuar kupën kapitenes Uendi Muja. Megjithatë për protagonistët kryesorë të këtij suksesi, tashmë trofetë e këtij ekipi nuk janë më risi por një rutinë e zakonshme sepse ata nuk kanë rivalë. Pas suksesit në Kupë, tashmë pritet edhe ai në kampionat sepse Vllaznia është thuajse kampione e vendit për të tretin vit rradhazi sepse ka një shkëputje të konsiderueshme në renditje nga ekipet rivale.