Vllaznia për femra humbet 1-3 me Skënderbeun
Volejbollistet shkodrane kane lene pas fitoren e javes se kaluar me ekipin UMB Volej dhe mesditen e se shtunes kane humbur ne ndeshjen e rradhes, ate me Skenderbeun e Korçes. Takimi eshte luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te qytetit tone dhe eshte mbyllur me rezultatin 3-1 ne favor te vajzave korçare. Takimi eshte shoqeruar me nje entuziasem te vajzave shkodrane qe megjithate kane treguar mungesen e pervojes se tyre edhe ne kete takim. Ne setin e pare, Vllaznia e trajneres Sadije Gogaj, jane munduar te luajne lirshem por nuk kane mundur dot te shenojne me teper se 15 pike duke e humbur ate, 15-25. Ne te dytin, ka njefare ndryshimi madje ne nje moment, shkodranet kalojne edhe ne avantazh me rezultatin 12-11, por vetem kaq sepse me pas, verehen disa gabime elementare tek ato dhe per rrjedhoje serish edhe seti i dyte perfundon me te njejtat shifra, 15-25. Ne te tretin ka nje ndryshim per mire tek loja e Vllaznise te cilet e kane dominuar lojen, bashke me te edhe rezultatin dhe ne fund e kane fituar kete set ne shifrat, 25-23. Por vetem kaq sepse ne setin e katert, vajzat shkodrane nuk kane forcen e duhur dhe e humbin ate 11-25. Perfundimisht Vllaznia humb 1-3 ne ndeshjen e javes se shtate te kampionatit kombetar te volejbollit per femra.