Ekipi i vajzave të rritura në basketboll i Vllaznisë, ka arritur një fitore të pastër me rezultatin 86-66 ndaj Elbasanit. Ndeshja e vlefshme për kampionatin kombëtar, është zhvilluar mesditën e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Ajo është dominuar nga fillimi dhe deri në fund nga vajzat e trajnerit Rajmond Rasha. Këtë e vërteton më së miri rezultati i periodës së parë të kësaj ndeshje që ka fiksuar shifrat 32-16. Pra 16 pikët e avantazhit do t’i jepnin qetësinë vajzave shkodrane për ta ruajtur atë deri në fund. Në të dytën kemi sërish shifra në favor të Vllaznisë, 24-18 e po ashtu edhe në të tretën, 13-12. Vetëm në të katërtin janë vajzat nga Elbasani që e mbyllin në favor të tyre në shifrat 20-17 por ajo nuk mjafton për asgjë por thjesht për të rrumbullakosur diferencën në 20 pikë teksa shifrat përfundimtare të ndeshjes janë 86-66. Me këtë fitore, skuadra shkodrane i ka përforcuar pozitat e saj në vendin e pestë në renditje në kampionatin kombëtar të basketbollit për femra

www.shkodrasport.com