Vllaznia për femra ia ka dalë në ndeshjen e radhës duke marrë një fitore mjaft të vlefshme përballë Studentit. Ndeshja është luajtur mesditën e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Shkodranet kanë bërë një lojë të bukur duke u kurorëzuar edhe me një fitore. Vajzat kuqeblu në fakt e nisin me humbje sepse në periodën e parë munden 15-19. Kjo nuk do të thotë asgjë sepse Vllaznia zgjohet shpejt dhe kthen gjithçka në favorin e saj. Vendaset në periodën e dytë shkëlqejnë sepse fitojnë 23-9 duke kaluar në avantazh. Kaq mjafton dhe shkodranet nuk ndalen më. Në periodën e tretë në fakt Studenti fiton 18-19 por një pikë diferencë nuk mjafton për të përmbysur rezultatin. Perioda e katërt ka rivalitet por në fund buzëqesh Vllaznia e cila fiton 22-20 duke e mbyllur krejt takimin me rezultati 78-67.
Vllaznia-Studenti 78-67
Periodat: 15- 19, 23-9, 18-19, 22-20
Vllaznia: Berrania, A. Dashja, Mustafa, Zoga, I. Dashja Tr: R. Rasha U aktivizuan: (Prela)

Studenti: Metani, Lalaj, Mana, Halili, Toce Tr: V. Mitku U aktivizuan: (Ceka)

© shkodrasport.com