Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra ka humbur ndeshjen e radhës. Edhe pse pa trajneren Aida Shehu në stol Studenti ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në Shkodër përballë vajzave kuqeblu në setet 0-3. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dërvishi”. Edhe në këtë sfidë ka qenë eksperienca ajo që ka vendosur. Vllaznia ka shfaqur dëshirë të madhe dhe shumë ego për ta fituar ndeshjen por shkodranet i ndëshkon mungesa e eksperiencës. Këtu ka përfituar mësëmiri Studenti që me vajza më të pjekura merr një fitore ndaj Vllaznisë. Ndeshja nis vrullshëm dhe menjëherë janë vajzat mike ato të cilat e nisin më mirë sfidën. Studenti ka më shumë qetësi dhe është më e saktë në lojën e saj. Në këtë mënyrë seti i parë fitohet nga skuadra kyreqytetase në shifrat 20-25 duke marrë avantazhin 0-1. Vllaznia kërkon të ndryshojë por nuk ka fuqinë e duhur. Studenti vijon të jetë superior dhe nuk i lejon vetes gabime. Vajzat mike fitojnë edhe setin e dytë kësaj here 16-25, duke shkuar kështu në epërsinë 0-2, çka të jepte përshtypjen se tashmë Vllaznia është thuajse e humbur në këtë përballje. Seti i tretë ka më shumë emocione. Për vetë faktin se aty rivaliteti është i madh dhe ekipet barazojnë disa herë. Pas shumë vuajtjesh në këtë set duhet të vija pika e 30-të që Studenti të fitojë edhe setin e tretë 28-30 dhe të mbyllë përfundimisht llogaritë me Vllazninë në këtë duel duke fituar kështu 0-3.
Vllaznia – Studenti 0-3
Setet: 1) 20-25, 2) 16-25, 3) 28-30
Vllaznia: Petëza, Gjelaj (K), A. Vistaraj, Vucaj, Molla, D. Vistaraj
(u aktivizuan: Rranza, Shytani)
Studenti: Breçani, Meta, Gonga, Qali, Xhaferri, Brati Tr: A. Shehu
(u aktivizuan: Bashallari)