Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë nuk ka arritur të fitojë ndeshjen me Partizanin të luajtur në kuadrin e javës së tetë të kampionatit, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Rezultati perfundimtar ka qene 3-1 per vajzat nga kreqyteti te cilat jane treguar me te kujdesshme ne momentet me deçisive te ndeshjes por Vllaznia me pak kujdes mund edhe ta kishte fituar kete ndeshje. Seti i pare eshte fituar 25-23 nga Partizani, tek i cili binte ne sy eksperienca e madhe e disa prej volejbollisteve te tij.
Ky set i humbur vetem me dy pike, ndikoi tek vajzat shkodrane te drejtuara nga trajneria Sadije Gogaj dhe ne setin e dyte ata nuk kane bere asgje veçse kane humbur thellesisht 25-8. Me kete rezultat u duk se seti i trete do ishte nje formalitet per vajzat nga Tirana por nuk do ndodhte keshtu. Vllaznia e permireson ndjeshem lojen e saj dhe arrin ta fitoje kete set me rezultatin 25-22. Me fitoren e tij ngjallen shpresat per nje kthese te ndeshjes dhe ne fakt volejbollistet shkodrane e japin kete shprese. Ne setin e katert, ata arrijne te udheheqin edhe 22-21 dhe kur pritet qe ta fitojne ate, gabojne ne nje sherbim dhe kjo u jep mundesi ekipit te Partizanit ta fitoje kete set ne shifrat 25-23 dhe krej ndeshjen 3-1. Edhe njehere tjeter, tek ekipi i Vllaznise ra ne sy mungesa e eksperiences se sportisteve e cila çoi edhe ne humbjen e ndeshjes. Ndeshja e rradhes ne kampionat per do te jete ajo ndaj Dinamos.
www.shkodrasport.com