www.shkodrasport.com
Vllaznia për femra mundet 65-90 nga Kamza Basket për javën e 6-të
Ndryshe nga ekipi I meshkujve që ende nuk njeh humbje në kampionat, ai I femrave të basketbollit të Vllaznisë, nuk e ka këtë ecuri. Ky ekip që drejtohet nga trajneri Rajmond Rasha, ka arritur në gjashtë ndeshje kampionati të zhvilluara deri tani, të fitojë tre takime dhe po ashtu ka pësuar po kaq humbje. Me humbje ai e ka mbyllur edhe takimin e fundit, të luajtur mbrëmjen e së mërkurës në Kamëz me ekipin Kamza Basket, të cilin e ka humbur në shifrat 65-90. Ndeshja ka qenë tërësisht e kontrolluar nga vendaset te cilat e kane nisur takimin duke kontrolluar lojen dhe rezultatin. Ne rradhet e ekipit te Kamzes, ka luajtur edhe basketbollistja shkodrane Xhanaj e cila ka qenë një nga më të mirat në fushën e lojës duke treguar se largimi I saj nga Vllaznia, ka krijuar një boshllëk të madh në rradhët e saj. Kamza Basket e ka fituar periodën e parë në shifrat 23-12, duke treguar që në këtë 10 minutëshin e parë se do ishte dominuese në fushë. Kjo epërsi do ruhej, madje do thellohej edhe më shumë në periodën e dytë të ndeshjes e cila fitohet po nga Kamza Basket në shifrat 23-15. Në të tretën, ka një përmirësim të lojës së Vllaznisë e cila arrin ta bëjë të vetën atë në shifrat 20-13 por kjo vetëm sa ngushton diferencën e pikëve por pa mundur dot të barazojë shifrat. Përkundrazi, edhe në periodën e katërt, Kamza Basket do të fitonte 25-18 dhe krejt ndeshje me rezultatin 90-65. Në këtë mënyrë, skuadra shkodran pas javës së gjashtë të kampionatit, ka arritur të marrë tre fitore dhe tre humbje dhe renditet në mesin e tabelës së klasifikimit.