Ndryshe nga ekipi i meshkujve, ai i femrave i Vllaznisë nuk ka arritur të fitojë ndaj ekipit të klubit Tirana në ndeshjen e rradhës për kampionat. Kjo ndeshje është luajtur pasditen e sotme dhe është fituar nga ekipi kryeqytetas me rezulttin 86-71. Ndeshja ka filluar më e mirë për vajzat bardheblu që kaën fituar periodën e parë në shifrat 18-12. Në periodën e dytë, vajzat shkodrane mundohen të reagojnë disi por e kanë të vështirë të barazojnë dhe për rrjedhojë  epërsia thellohet teksa edhe perioda e dytë fitohet nga Klubi Tirana me rezultatin 25-18. Skuadrat shkojnë në pushimin e ndeshjes me 13 pikë epërsi nga miket. Kjo epërsi do të ruhej deri në fund madje do thellohej edhe me disa pikë të tjera teksa në periodën e tretë ata do të fitonin 17-14. Vllaznia nga ana e saj ka arritur të fitojë vetëm periodën e katërt me një pikë diferencë 27-26 por që nuk ka mjaftuar sepse e gjithë ndeshja është mbyllur me fitoren e Klubit Tirana me rezultatin e përgjithshëm 86-71. Skuadra shkodrane edhe pas kësaj humbje vazhdon të ruajë vendin e pestë në renditje.
www.shkodrasport.com