Vllaznia në basketboll për femra e ka humbur ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të zhvilluar paraditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj Flamurtarit të Vlorës. Ky I fundit siç dihet është një nga ekipet më të mira të vendit dhe pretendent absolut për t’u shpallur kampion edhe këtë sezon. Prandaj, në parketin e pallatit të sportit, ka qenë e vështirë për ta rivalizuar atë për vajzat shkodrane. Ata gjithsesi janë përpjekur për të bërë të pamundur ndaj këtij kundërshtari. Në periodën e parë basketbollistet e drejtuara nga trajneri Rajmond Rasha kanë kërkuar të vendosin ata në fushë por Flamurtari ka qenë më I saktë në gjuajtje dhe kjo periodë është mbyllur me fitoren e tij 24 me 16. Epërsia e vlonjateve është thelluar më shumë në periodën e dytë të fituar po nga ana e tyre, këtë herë me shifrat 30 me 20. Në këtë mënyrë dy ekipet kanë shkuar në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej 18 pikësh në favor të Flamurtarit, epërsi kjo e mjaftueshme për ta ruajtur deri në fund të takimit. Në periodën e tretë ka më shumë rivalitet dhe për rrjedhojë rezultati I saj është 22 me 19 po për miket ndërsa vetëm në periodën e katërt, është Vllaznia që fiton 25 me 21 duke ngushtuar disi rezultatin përfundimtar të takimit që u fiksua në shifrat 97 me 80 në favor të basketbollisteve nga Vlora. Pavarësisht kësaj humbje, Vllaznia është ende në lojë për të zënë një vend në katër ekipet më të mira të kampionatit që do të vazhdojnë më tej rrugën në plej- of ndonëse nuk kanë pretendime për më tej nisur edhe nga kontigjenti që aktualisht ka.

www.shkodrasport.com