Barleti Volej ka qenë si për shëtitje dje në Shkodër, ndërsa në harkun kohor të një ore e ka përfunduar ndeshjen e saj të radhës, atë të javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra, me Vllazninë.Diferencat mes skuadrës së Hasan Gurabardhit dhe shkodraneve janë të mëdha, aq sa dy setet e para kanë ikur pa u ndjerë. 13-25 dhe 9-25 për tiranaset, të cilat janë shumë pranë fitores së tyre.
Në të tretin janë aktivizuar lojtaret e stolit për Barletin Volej dhe ka një farë reagimi për Vllazninë. Por në fund sërish setin e fiton skuadra e Gurabardhit, 16-25 dhe të gjithë ndeshjen 3-0. Skuadra shkodrane e drejtuar nga trajnerja Sadije Gogaj natyrisht qe nuk mund te bente gje perballe nje kundershtari te tille por i duhet te mendoje tashme per ndeshjet e ardhshme.
© shkodrasport.com