Ndeshje me shumë emocione ka qenë ajo e djeshmja zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Tiranës. Loja ka qenë shumë e bukur dhe me rivalitet të forta, e këtë e tregon më së miri edhe faktin se ndeshja ka shkuar në shtesë por në fund kanë triumfuar kryeqytetaset që kanë fituar 101-97. Në fakt ndeshja ka filluar më mirë për Vllazninë e cila ka dominuar në pjesën e parë dhe për rrjedhojë e ka fituar atë me rezultatin 22-15. Në periodën e dytë ka fituar Tirana me një pikë 24-23 por vendaset kanë shkuar në pushim duke udhëhequr me 6 pikë. Kjo krijoi idenë se do ishin ata që do ta fitonin ndeshjen por nuk do ndodhte kështu. Në periodën e tretë, është Tirana që fiton bindshëm 33-19. Gjërat ndryshuan dhe vajzat bardheblu ishin më pranë fitores por sërish do kishte ndryshim të rrjedhës së lojës sepse Vllaznia në periodën e katërt fiton 27-19 dhe barazon rezultatin përfundimtar të ndeshjes në 91-91. Kjo bëri që ekipet të shkonin në shtesë por Vllaznia ishte e penalizuar sepse pesëshja e vajzave që e nisën ndeshjen si titullare, u largua e gjitha nga fusha e lojës për plotësim të numrit të personaleve. Në rrethana të tilla, Tirana fitoi shtesën 10-6 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 101-97.
Gjergj KOLA