Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznia nuk ka arritur të bëjë asgjë ndaj Tiranës kryesuese të kampionatit në ndeshjen e luajtur sot pasdite në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Seti i parë i ndeshjes është fituar nga Tirana 25-15, i dyti 25-16 ndërsa në të tretin epërsia ka qenë edhe më e madhe, 25-12 për vajzat kryeqytetase. Ndërkohë, në kuadrin e ndeshjeve të kësaj jave, ka fituar edhe UMB Volej në Peshkopi ndaj Korabit vendas me të njëjtin rezultat 3-0.

Siç na njofton bashkëpunëtori ynë Fatmir Zhuzhi, pavarësisht përpjekjeve të vendaseve, ata nuk kanë mundur të marrin qoftë edhe një set në këtë ndeshje. Vajzat e ardhura nga Tirana, të drejtuara nga trajner Hasan Gurabardhi i kanë fituar të tre setet e ndeshjes në shifrat 25-14, 25-14 dhe 25-16. Kjo ishte humbja e rradhës për ekipin e Korabit që vazhdon të jetë në vendin e fundit të tabelës së renditjes. Pavarësisht përpjekjeve të sekretarit të klubit Bashkim Lala për ta mbajtur këtë ekip, vështirësitë duken shumë të mëdha.
www.shkodrasport.com