Vllaznia në futboll për femra është shumë pranë shpalljes zyrtarisht kampione e Shqipërisë për sezonin 2014- 2015. Ajo pret vetëm sigurimin nga ana matematike të këtij titulli. Mesditën e së shtunës vajzat kuqeblu kanë fituar ndeshjen e rradhës ndaj ekipit të Kinostudios me rezultatin 4-1. Autore të golave për ekipin shkodran kanë qenë Megi Doçi që ka shënuar tre gola si dhe Esmeralda Franja.Trajneri i këtij ekipi Selami Pepaj në një intervistë për televizionin Rozafa ka thënë se fitorja duhej të ishte edhe më e thellë megjithatë e rëndësishme është që titulli kampion tashmë është një formalitet.

Për kampionatin kombëtar të futbollit të femrave kanë mbetur edhe 4 javë deri në fund të tij dhe Vllaznia tashmë ka mbyllur gjithçka sa i takon sigurimit titullit kampion.
© shkodrasport.com