Skuadra e Vllaznisë është në fundin e tabelës teksa renditet e teta me vetëm 27 pikë të grumbulluara.

Si një sezon më parë, edhe këtë herë shkodranët janë në “luftë” për “jetë a vdekje” për t’u konfirmuar edhe një sezon tjetër në Superiore.

Vetëm 2 ditë përpara sfidësn kundër ish-skuadrës së Kukësit me të cilën fitoi vjet titullin kampion, Ernest Gjoka ka shpërndarë një postim në Facebook ku shkruan: “Dalëngadalë”.

Si duket i referohet suksesit të vitit të kaluar që gjërat erdhën dalëngadalë, kështu edhe me Vllazninë çdo gjë në vendin e vetë në kohën e duhur.