Ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur të fitojë ndeshjen e rradhës për kampionat. Atë që ka luajtur sonte në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit ndaj Teutës vendase. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 68-65 për shkodranët. Në fakt perioda e parë është fituar nga Teuta me rezultatin 17-15. Kjo epërsi e lehtë e durrsakëve do të vazhdonte edhe në të dytën që fitohet po nga ato 19-18 e pastaj edhe në të tretën 17-15.


Në fund të tre periodave, vendasit udhëhiqnin me 5 pikë avantazh, kjo e mjaftueshme për t’u përmbysur në të katërtën nga Vllaznia që fiton 20-12 dhe krejt ndeshjen me tre pikë epërsi, 68-65. Këto dy skuadra do të ndeshen me njëra- tjetrën edhe në gjysmëfinale të Kupës. Shorti i hedhur pikërisht sot, e ka përzgjedhur këtë çift për t’u ndeshur me njëri- tjetrin ditën e mërkurë në pallatin e sportity “Asllan Rusi” të kreyqytetit. Çifti tjetër është Kamza Basket- Shoqata Tirana.Vllaznia pretendon natyrisht daljen në finale por edhe fitoren e këtij trofeu.
www.shkodrasport.com