Një tjetër fitore ka arritur ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Ai ka luajtur sot në Vlorë ndaj Flamurtarit vendas dhe ka fituar me rezultatin 73-70. Sipas informacionit që mbërrin nga ana e trajnerit të këtij ekipi Bledar Gjeçaj, ka qenë një ndeshje shumë e fortë e për rrjedhojë takimi i rregullt është mbyllur në shifra të barabarta, çka i ka detyruar të dy skuadrat të shkojnë në shtesë.
Aty Vllaznia është treguar më e saktë dhe ka arritur të fitojë këtë takim. Kjo është fitorja e tretë për shkodranët në katër javë kampionat dhe çka është më e rëndësishmja, e dyta jashtë qytetit të tyre. kanë fituar në javën e parë në Durrës ndaj Teutës, kanë humbur në javën e dytë në Kamëz ndaj Kamza Basket, kanë fituar javën e tretë në Shkodër ndaj UAT-së dhe fitojnë edhe sot në Shkodër. Me këtë ecuri të deritanishme, Vllaznia duket shumë e sigurtë në rrugën e saj për të qenë një nga katër skuadrat më të mira të kampionatit duke siguruar edhe të drejtën e pjesmarrjes në play-off.