Vllaznia arrin një tjetër fitore, këtë herë në transfertën e Elbasanit. Skuadra vendase është mundur në shtëpi me shifrat 55-97, një humbje thuajse e pritshme në javën e 6-të. Ka qenë një ndeshje e dominuar kryesisht nga shkodranët, të cilët që në periodën e parë krijojnë një diferencë pikësh, pasi fitojnë 13-24. E dyta është më e ekuilibruar, miqtë fitojnë me vetëm dy pikë diferencë 20-22. Perioda e tretë dhe e katërt do të fliste tërësisht për miqtë, që fitojnë respektivisht 14-24 dhe 8-27. Ndonëse verdheblutë u munduan të rezistojnë, në fund nuk ia dolën dot të merrnin një fitore. Vllaznia rimerr kryesimin e Superligës.
ELBASANI-VLLAZNIA 55-97
(13-24, 20-22, 14-24, 8-27)
ELBASANI: Alla, B. Skëndaj, Leka, Koçiasi, Isufi, I. Skëndaj, Çarhoshi, Hysenasi, Çela. Trajner: A. Xhyra
VLLAZNIA: Rrahishta, Bektashi, Hallunaj, Ndoja, Shestani, Bërdica, Taraboshi, Gjokoviç, Xhexhaj, Arra, Tafilica. Trajner: B. Gjeçaj
GJYQTARË: E. Koçi, E. Allaraj, A.Bejko
Ndërkohë po dje është luajtur edhe ndeshja e rradhës për ekipin e femrave të Vllaznisë. Ai ka pritur në Shkodër Flamurtarin dhe është mundur prej tij me rezultatin 70-85 teksa katër periodat kanë dhuruar këto rezultate: 18-15, 16-23, 14-34 dhe 22-13.

© shkodrasport.com