Vllaznia në basketboll për meshkuj është kualifikuar për në finale të Kupës së Shqipërisë. Pasditen e djeshme, ajo ka mundur në ndeshjen në gjysmëfinale ekipin e Teutës me rezultatin 88-78. Ka qenë një fitore e merituar e basketbollistëve shkodranë të cilët në këtë mënyrë kanë siguruar daljen në finale të këtij kompeticioni. Ajo që të bën përshtypje është se në rradhët e ekipit shkodran në këtë ndeshje ka luajtur edhe një basketbollist maqedonas. Bëhet fjalë për Jovan Markovski I cili ka qenë edhe shënuesi më I mirë me 21 pikë në takimin ndaj Teutës.
Ai është përforcimi më I fundit I Vllaznisë pas malazezit Nikolla Kovaç të ardhur pak ditë më parë. Këto dy përforcime tregojnë qartë për objektivat e kësaj skuadre në sezonin e ri për të mos dalë pa trofe. Në ndeshjen ndaj Teutës, vetëm në periodën e parë kanë dominuar durrsakët që kanë fituar 19 me 12 ndërsa në tre të tjerat ka qenë Vllaznia që ka thënë fjalën e saj duke I fituar ato. E dyta ka përfunduar 30 me 12 dhe e treta 24 me 21. Ndonëse në të katërtën ka fituar Teuta 26 me 22, kjo nuk ka prishur shumë punë sepse shkodranët e kishin ruajtur avantazhin e krijuar dhe në fund e mbyllën takimin me 10 pikë epërsi, 88 me 78. Me këtë fitore, basketbollistët e Vllaznisë kanë fituar të drejtën për të dalë në finale të këtij kompeticioni, finale që do ta luajnë ndaj Kamza Basket ditën e nesërme ne oren 18.00. Natyrisht që edhe ndaj kësaj skuadre do kërkohet fitorja për të merituar në këtë mënyrë Kupën e Shqipërisë për këtë sezon.
www.shkodrasport.com