Vllaznia është kualifikuar pa asnjë vështirësi për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Në ndeshjen çerekfinale ndaj Elbasanit të luajtur pasditen e së martës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, basketbollistët shkodranë kanë fituar me rezultatin 100 me 83. Ndeshja është dominuar nga fillimi e deri në fund nga vendasit të cilët në këtë takim kanë luajtur me lojtarët rezervë.

Trajneri Bledar Gjeçaj është shprehur I kënaqur për paraqitjen në këtë ndeshje dhe njëkohësisht ka shprehur hapur objektivin e tij për të fituar këtë trofe, ndonëse ndeshjet e turit final do të luhen në kryeqytet. Skema për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë është e përcaktuar dhe ajo do vendoset përfundimisht pas përfundimit të fazës së parë të kampionatit. Pavarësisht kësaj, kuqeblutë do tentojnë fitoren e këtij trofeu ashtu si dhe titullin kampion.