
Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur një tjetër fitore në kampionat, fitore që ka qenë e 15-ta në 16 ndeshje të zhvilluara deri tani. Pikërisht ky sukses tregon se ky ekip duket në rrugë të mbarë drejt shpalljes kampion I këtij sezoni. Pasditen e së shtunës ai është ndeshur me Tiranën, në ndeshjen e zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ndonëse në fund të takimit është fiksuar rezultati 90 me 73, kuqeblutë nuk e kanë patur të lehtë fitoren sidomos në tre periodat e para ku ka patur shumë rivalitet. Perioda e parë në fakt është mbyllur me fitoren e ekipit kryeqytetas me rezultatin 30 me 24 ndërkohë që në të dytën është Vllaznia që fiton 23 me 17 duke bërë që në pushimin e ndeshjes dy ekipet të shkojnë me rezultat të barabartë. Tirana vazhdoi të rivalizojë edhe në periodën e tretë që e fitoi 16 me 15 por në të katërtën gjërat kanë ndryshuar dhe Vllaznia e ka fituar atë 28 me 12 dhe krejt ndeshjen në shifrat 90 me 75. Në këtë periodë ka rënë në sy loja e mirë e basketbollistit slloven Sarajlija. Me fitoren e djeshme, Vllaznia ka siguruar kështu fitoren e 15-të duke njohur deri tani vetëm një humbje në kampionat. Kjo tregon se skuadra është në rrugën e duhur drejt shpalljes kampion e natyrisht që meriton më shumë se çdokush tjetër nisur nga investimi I bërë nga presidenti Dibra dhe puna e trajnerit Gjeçaj bashkë me sportistët.
Gjergj KOLA