Ekipi i të rinjve të Vllaznisë ka luajtur sot paradite në Lushnjë ndeshjen e rradhës të kampionatit kombëtar ndaj ekipit vendas. Loja ka qenë e dominuar tërësisht nga djemtë e rinj shkodranë dhe vetëm në setin e parë ka patur pak rivalitet, set që u fitua nga Vllaznia 25-23. Në të dytin diferenca është e madhe dhe fitohet 25-12 ndërsa në të tretin 25-16.
Me këtë fitore, ekipi shkodran vazhdon të mbajë vendin e dytë në renditje por me shpresë se shumë shpejt do të arrijë të dalë në krye.Meqenëse është hera e parë që shkruajmë për këtë ekip, do ishte me interes për lexuesit tanë të bëjnë të ditur edhe pjestarët e tij që janë: Klaudio Qerraxhija, Klaudio Gjoni, Kristjan Kola, Elton Doniku, Rinel Rexhvelaj, Besmir Tafili, Sufjan Mithi, Gerti Bushati, Ertigen Rexhvelaj, Alis Sylja, Fatjet Haxhagiq dhe Antonio Qafarena.