Ekipi i të rinjve të Vllaznisë në basketboll, ka fituar edhe në javën e dytë të kampionatit. Këtë herë ajo ka sfiduar ekipin e Elbasanit të cilin e ka mundur thellësisht në shifrat 77-40. Ndeshja eluajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është kontrolluar vazhdimisht nga djemtë e rinj shkodranë. Perioda e parë e kësaj ndeshje është fituar nga Vllaznia 28-12 e kjo epërsi është thelluar edhe më tepër në të dytën ku rregjistrohen shifrat 22-14. Duket qartë se ndeshja e ka tashmë fituesin e saj dhe prandaj trajneri Roland Koka ka aktivizuar të gjithë lojtarët e stolit. Edhe me to, epërsia thellohet teksa perioda e tretë mbyllet 12-6, ndërsa e katërta mbyllet 15-8 dhe në këtë mënyrë e gjithë ndeshja është mbyllur 77-40.
Pesëshja e parë që trajneri Koka ka hedhur në fushë në këtë ndeshje, ka qenë e përbërë nga K. Rakaj, A. Shabani, A. Alibali, S. Gjeçaj dhe G. Musa ndërsa janë aktivizuar edhe A. Zamaj, R. Kaçurri, M. Lazri, R. Gjeçaj, O. Bushati e B. Bekteshi. E ndërsa djemtë kanë fituar ndaj Elbasanit, vajzat e Vllaznisë po ndaj këtij kundërshtari kanë humbur me rezultatin 58-80. Trajnerja e Vllaznia Xhuli Shestani bashkë me vajzat e ekipit të saj, D. Bakallin, S. Ulqinakun, E. Mlikën, I. Kaçajn, R. Rrokun, S. Shllakun, A. Çoçjen, L. Lekiqin, E. Gucinë, E. Matijën, S. Hajdarin e Gj. Bashën nuk kanë mundur t’i sfidojnë dot elbasanaset por i kanë humbur të katër setet në shifrat 11-17, 13-20, 18-20 dhe 16-23 ndërsa gjithë ndeshjen 58-80.
www.shkodrasport.com