Skuadra e të rinjve të Vllaznisë në volejboll nuk ka arritur të fitojë finalen e kupës së rinisë që sivjet ka mbajtur emrin Andrea Xhori. Në finalen e luajtur mesditën e sotme ata janë mundur me rezultatin 2-3 nga ekipi Farka Volej. Sipas informacioneve që marrim, ka qenë një ndeshje shumë e fortë dhe jo më kot, është dashur edhe seti final për të përcaktuar ekipin fitues. Pikërisht në këtë set, Farka Volej është treguar më e saktë duke e fituar atë dhe krejt ndeshjen. Po ashtu edhe kupën e vënë me këtë rast ndërkohë që Vllaznia është mbajtur me vendin e dytë. Megjithatë, kjo kupë ka treguar një formë të mirë sportive për skuadrën e drejtuar nga trajneri Mirjam Rrahishta dhe kuptohet që volejbollistët Klaudio Qerraxhija, Klaudio Gjoni, Kristian Kola, Elton Doniku, Besmir Tafili, Sufjan Mithi, Gerti Bushati, Alis Sylja, Antonio Qafarena, Enrold Ujka dhe Eridon Bushati, kanë fituar përvojën e duhur në mënyrë që gabimet e vërejtura në këtë kupë, t’i korigjojnë në kampionat në mënyrë që Vllaznia të shpallet kampione për të rinj edhe këtë edicion.

www.shkodrasport.com