Vllaznia në basketboll për të rinj është mundur në ndeshjen e luajtur sot në Shkodër nga Partizani. Rezultati përfundimtar i takimit të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka qenë 51-57 për miqtë. Në fakt nuk ka qenë një paraqitje e mirë e djemve të drejtuar nga trajneri Roland Koka. Ata vetëm në përfundim të periodës së dytë kanë qenë në avantazh por më tej nuk kanë mundur ta ruajnë dot atë dhe për rrjedhojë e kanë humbur ndeshjen. Perioda e parë është mbyllur me rezultatin 19-13 për Partizanin, ndërkohë në të dytën është Vllaznia që fiton 18-11 dhe në këtë mënyrë gjysma e ndeshjes është mbyllur me 1 pikë në favor të shkodranëve. Në periodën e tretë ndërkohë gjërat nuk kanë ndryshuar teksa ajo është mbyllur në barazim 9-0. Skuadra nga kryeqyteti në periodën e katërt dhe të fundit e ka rritur lojën, e ka fituar atë 18-11 dhe krejt ndeshjen kësisoj me shifrat 57-51. Tek Vllaznia pikëshënuesi më i mirë ka qenë numri 11 Bushati që ka shënuar 10 pikë në këtë ndeshje ndërsa pikët e tjera janë shënuar nga këta basketbollistë: Shabani (9), Marku (8), Tafilica (7), Alibali (6), Lekndreu (6), Lazri (4) dhe Shaqiri (1). Ndeshja e sotme është drejtuar nga gjyqtarët Tomor Hasnjoku dhe Elvis Allaraj, komisar i ndeshjes ka qenë Faruk Rizvanolli dhe sekretar Bepin Delija.
Gjergj KOLA