Gazeta “Shkodra Sport” e beri te ditur sot se mbrojtesi Darko Bulatoviç e mbylli bashkepunimin e tij me Vllaznine. Malazezi ka qene ne Shkoder ku dhe ka biseduar me drejtuesit kuqeblu duke mos gjetur gjuhen e perbashket per vazhdimin e bashkepunimit.

EKSKLUZIVE / Nuk ka fund eksodi te Vllaznia, largohet edhe një tjetër mbrojtës titullar

Si rrjedhoje ka ardhur edhe “divorci” me te. Nje gje te tille e ka konfirmuar zyrtarisht permes nje postimi edhe vete klubi shkodran teksa e ka falenderuar lojtarin per kontributin dyvjeçar me ta.

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka mbyllur bashkëpunimi me futbollistin Darko Bulatoviç. Klubi e falenderon për gjithçka ka dhënë për skuadrën tonë gjatë këtyre dy viteve, shoqëruar edhe me fitimin e një trofeu të Kupës së Shqipërisë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”

Vete lojtari dy dite me pare ne mediat malazeze ishte shprehur se kishte dyshime per vazhdimesine apo jo te kontrates me Vllaznine sepse kishte edhe oferta te tjera dhe tashme pas largimit nga Shkodra mbetet per t’u pare se ku do ta vazhdoje karrieren e tij./SHKODRA-SPORT.COM/