Vllaznia dhe Skënderbeu do luajnë të hënë në 19:00 duelin final të Kupës së Shqipërisë. Sfida e “Air Albania” është e rëndësishme për dy skuadrat, që duan të dalin me trofe nga ky sezon.
Në Shkodër skuadrën e shohin me admirim, teksa Këshilli Bashkiak i qytetit ka shtyrë mbledhjen që ishte parashikuar për pasditen e së hënës. Motivi? Përplasje oraresh. Të gjithë në Shkodër duan të ndjekin skuadrën e zemrës.
Njoftimi:
“Të nderuar qytetarë duke marrë shkas nga fakti që data 31 Maj përkon me datën në të cilën do të zhvillohet ndeshja Vllaznia -Skenderbeu, finalja e kupës së Shqipërisë, kryesia e Këshillit bashkiak vendosi që mbledhja e këshillit bashkiak e planifikuar ditën e Hënë, me datën 31 Maj, ora 17:00 të shtyhet në ditën e Enjte datë 3 Qershor 2021 ora 17:00.
I urojmë skuadrës tonë të zemrës të kthehen fitimtare në Shkodër!
Te nderuar,
Nepermjet ketij njoftimi, ju bejme me dije shtyerjen e mbledhjes se radhes se KB”, shkruhet në njoftimin për këshilltarët.