Vllaznia U19 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë. Ajo udhëheq 2-1 pas 45 minutave ndaj Besës, skuadrës tjetër finaliste në takimin që po luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ka qenë në fakt Besa ajo që ka kaluar e para në avantazh falë golut të shënuar me kokë nga Shaljani në minutën e 8-të.
Por gjithçka ka qenë vetëm rastësi sepse Vllaznia merr menjëherë frenat e lojës në dorë. Në minutën e 27-të Qardaku pengohet në mënyrë të parregullt brenda zone dhe arbitri akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Hoxha ka qenë i saktë duke barazuar shifrat.
Pesë minuta më vonë është sërish kjo dyshe që sjell golin e avantazhit për kuqeblutë. Hoxha bën gjithçka mirë në hyrje të zonë, topi shkon tek Qardaku që e dërgon në rrjetë.
Perveç ketyre golave, ekipi shkodran gjate kesaj pjese ka patur edhe 2-3 raste te tjera te tjera, çka tregon me se miri per dominimin e tyre ne fushen e lojes, megjithate duhen pritur edhe 45 minutat e dyta per te “vulosur” suksesin dhe fitoren e ketij trofeu.
Vllaznia e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Në portë është Qarri ndërsa në mbrojtje Shimaj, Lekaj, Repaj e Kovaçi. Në mesfushë ndërkohë do të luajnë Kulla, Hoxha, Rrasa, Mali. Ndërsa në sulm Ndreca dhe Qardaku.
© shkodrasport.com