Një vit më parë u tha se tek Vllaznia kishte ardhur një brez I shkëlqyer lojtarësh të rinj. Të mësuar me tituj kampion me moshat teksa kishin siguruar 3-4 të tillë rresht, të gjithë në Shkodër filluan të flasin me superlativa për to. Karakaçi, Bardulla, Erkoçeviç, Vajushi, Djepaxhia, Shaba, Marku, Rusi, Hotaj, Puka etj ishin emrat që filluan të bëheshin të njohur shumë shpejt. Shumëkush mendoi se ky ishte “brezi I artë” I futbollistëve me të cilin do të rilindte futbolli shkodran dhe shumë shpejt Vllaznia nuk do kishte më nevojë të blinte një formacion të tërë me futbollistë nga Brenda dhe jashtë vendit. 12 muaj më vonë, në fakt e njëjta situatë është sërish tek kjo skuadër. Vujadinoviç, Gjokoviç, Smajli, Osmani, Begaj, Nallbani, Deliç, Dragoi janë aktualisht pjesë e saj. Mund të vijnë edhe një apo dy futbollistë të tjerë në ditët në vazhdim. Si rrjedhojë, I gjithë ai brez lojtarësh që përmendëm më sipër mund të shkojë dëm. Ndoshta për momentin. Nga to, vetëm Vajushi ka bërë emër dhe tashmë luan jashtë Shqipërie. Marku pas një përvoje positive tek Dinamo, tashmë është sistemuar tek Besa ndërsa Hotaj e Puka vjet kanë luajtur tek Ada. Të tjerët kanë preferuar të qëndrojnë tek Vllaznia ku kanë gjetur disa hapësira aktivizimi megjithatë nuk kanë arritur të tregojnë vlerat e tyre të vërteta, ndoshta edhe për faj të tyre apo dhe të trajnerëve për mënyrën si I kanë aktivizuar dhe përgjegjësinë që u kanë lënë mbi shpinë në ndeshje të veçanta. Megjithatë askush nuk mund të thotë se këta të rinj janë të patalentuar. Në janarin e këtij viti ndërkohë, një nga trajnerët e Vllaznisë u pat kërkuar drejtuesve të klubit t’I merrnin në skuadër një lojtar 19-20 vjeçar të Dinamos. Vlerat e këtij futbollisti ishin as më shumë dhe as më pak se ata të futbollistëve të moshës së tij të Vllaznisë. Por ajo çfarë kërkoi dinamoviti ishte fatura financiare prej 40 milionë lekësh për kontratën! Nëse ishte kështu për të, sa vlejnë gjithë këta të rinj të talentuar që ka Shkodra? Kjo pyetje nuk mund të marrë përgjigje sepse ky qytet ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë futbollistë të talentuar. Pas brezit të lojtarëve të mësipërm, është rradha e të tjerë të talentuar të një ditëlindje më të vogël. Pikërisht bëhet fjalë për 19 vjeçarët e sotëm. Dema, Markolaj, Guri, Kruja, Lekaj, Ujkaj, Balaj etj janë emrat që u promovuan që sezonin e kaluar tek ekipi I parë. Bashkë me ta janë edhe Bashi, Pelinku, Harusha, Mujeci etj të cilët kanë plotësuar moshën me të rinjtë dhe duan të gjejnë një ekip të rriturish për t’u aktivizuar. Tek klubi shkodran ka një dilemë të madhe për fatin e këtyre lojtarëve të rinj. Gjatë javës që po lëmë paë, në zyrat e klubit ka patur një takim me këta futbollistë por edhe prindërit e tyre. Pikërisht për të biseduar për atë se çfarë do bëhet me ta. Vllaznia për momentin nuk mund t’u ofrojë asgjë tek ekipi I parë. Aty mund tëë qëndrojnë vetëm 5-6 të rinj dhe për ta do ketë një seleksionim të mirë nga ana e trajnerit Duro. Të tjerët? Sigurisht që do të jenë të detyruar të gjejnë ekipe të tjera. Klubi shkodran u ka ofruar disa alternativa për t’u huazuar në klube të Superligës apo të kategorisë së parë megjithatë do shihet në vazhdim se çfarë do bëhet konkretisht. Ajo që mbetet është se Vllaznia ka përfituar shumë pak nga “brezi I artë” I këtyre lojtarëve të rinj. Blerjet e shumta që bëhen çdo fillim-sezoni me idenë e ndërtimit të një ekipi të madh, kanë rezultuar shpeshherë të panevojshme dhe të dëmshme nga ana financiare për klubin dhe për më tepër, kanë çuar dëm shumë futbollistë të rinj. Deri kur do vazhdojë kjo politikë, askush nuk mundet ta thotë. Edhe krijimi I ekipit Shpresa duket se dështoi si ide dhe tashmë duhet parë se çfarë do ndodhë.
Gjergj KOLA