Pas 14 fitoresh rradhazi në kampionat, ekipi i Vllaznisë në volejboll për të reja ka pësuar humbjen e parë në kampionat megjithatë ka siguruar daljen në finale të kampionatit.

Vajzat shkodrane pasditen e djeshme kanë luajtur pasditen e djeshme ndaj Teutës në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të kampionatit.

Ato shkonin në këtë takim me fitoren 3-0 në ndeshjen e parë dhe u mjaftonte një set për të siguruar finalen.

Ndeshja e djeshme ka dhuruar sërish shumë emocione. Dy setet e para janë fituar nga Teuta dhe kjo ka krijuar njëfarë paniku tek ekipi i Vllaznisë.

Megjithatë falë edhe ndërhyrjes së trajnerëve Gjelaj e Bardeli, ato kanë arritur të gjejnë forca dhe të fitojnë setin e tretë.

Kaq ka mjaftuar që shkodranet të sigurojnë daljen në finale pavarësisht se edhe setin e katërt e ka fituar Teuta që e mbylli krejt ndeshjen me fitoren 3-1.

Vllaznia në këtë mënyrë do të luajë në finale përballë Tiranës. Ndeshja e parë do të zhvillohet ditën e enjte në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe padyshim që do të synohet fitorja sepse vetëm kështu mund të shkohet drejt titullit kampion të këtij sezoni.
www.shkodrasport.com