Pas gati 12 vitesh, Vllaznia e femrave peson humbjen e pare ne kampionat dhe ate ia ka shkaktuar pasditen e sotme ekipi i Gramshit. Ndeshja eshte luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe eshte fituar nga miket me rezultatin 2-1.

Ne fakt ka qene ekipi shkodran qe ka shenuar i pari, pikerisht ne minuten e 44-te me ane te kapitenes Esmeralda Franja e cila shfrytezoi nje top te krosuar nga Doçi dhe me koke e ka derguar ate ne rrjeten e portes kundershtare.

Po gjate pjeses se pare, pati edhe nje 11-metersh te akorduar per Vllaznine, por pas sinjalizimit te sistemit VAR, ai eshte anulluar per pozicion jashte loje. Vendim ky qe pati kontestimet e shkodraneve por asgje nuk ka ndryshuar.

Ne pjesen e dyte fillimisht Gramshi fitoi te drejten e nje 11-metershi por gjuajtja e Begallos u grushtua nga portierja Azurin. Megjithate Begallo korigjoi shenjestren ne minuten e 87 duke barazuar shifrat, ndersa ne minuten e 95-te do te ishte Kioko qe do te shenonte edhe golin e fitores per ekipin mik.

Ne kete menyre, Gramshi me fitoren e sotme merr provizorisht kryesimin e renditjes, por Vllaznia ka nje ndeshje me pak te luajtur, ate ndaj Teutes dhe sigurisht qe do te rikthehet ne krye te renditjes serish.(www.shkodrasport.com)