Sot u zyrtarizua nje mbrojtes tek Vllaznia, pikerisht shkodrani 20 vjeçar Enes Isufi, megjithate drejtuesit e saj po shohim serish ne merkato per nje lojtar tjeter per qendren e mbrojtjes.

Menaxheret kane ofruar shume emra, po ashtu kane qene edhe te tjere te cilet jane pare e verifikuar nga stafi qe po merret me merkaton dhe duket se konkluzioni perfundimtar ka shkuar tek nje brazilian.

Nuk behet i ditur emri i tij, megjithate mesohet se kemi te bejme me nje futbollist shtatelarte por qe luan mire jo vetem ne lojen ne ajer, por edhe me kembe.

Braziliani eshte nje lojtar qe i pershtatet menyres se lojes qe ka nder mend te aplikoje trajneri Brdariç dhe nese palet bien dakord per kushtet financiare te kontrates, me shume mundesi ate do ta shohim shume shpejt ne Shkoder per te firmosur.

Lojtari ne fjale sebashku me Adilin pritet te jene siguria ne prapavije, nderkohe qe Isufi apo dhe lojtare te tjere qe jane aktualisht pjese e organikes se Vllaznise do te jene te gatshem per te bere me te miren sa here qe t’u kerkohet nga ana e stafit.
www.shkodrasport.com