Vllaznia, plani B i merkatos: Boadu dhe Ambouret
Drejtuesit e Vllaznisë e kanë marrë seriozisht punën e merkatos së janarit. Ata përveçse janë vënë në ndjekje të tre futbollistëve të Tiranës, LIkës, Balës dhe Dushkut, nuk po qëndrojën duarkryq duke menduar edhe për një refuzim të këtyre lojtarëve ose pamundësi për t’u shkëputur nga bardheblutë. Për këtë arsye, mësohet se drejtuesit kuqeblu kanë gati planin B të merkatos. Që do të thotë se mund të vijnë dy afrikanët Boadu dhe Ambouret. Me këta dy lojtarë ende nuk ka asnjë kontakt megjithatë ekziston si ide. Dy lojtarët që kanë luajtur edhe më parë në kampionatin shqiptar, I pari me Vllazninë dhe I dyti me Dinamon, janë dy futbollistë që I kanë treguar vlerat e tyre. Boadu para tre sezonesh ka qenë I shkëlqyer në rradhët e kuqebluve teksa erdhi në formë huazimi nga turqit e Gençlerbirligisë. Ai luajti mjaft mirë duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në sezonin që Vllaznia ishte shumë pranë titullit kampion. U largua nga Shkodra se pagesa e tij ishte shumë e lartë megjithatë tifozët kuqeblu e kanë dashur gjithmonë ta kenë në skuadër. Ndoshta tani ekziston mundësia për ta rikthyer sërish. Tjetri ka luajtur me Dinamon si mbrojtës I majtë dhe ka lënë shije të mirë në futbollin shqiptar. Edhe ish-presidenti Fushaj e pat lakmuar këtë lojtar që në fakt iu vetëofrua Vllaznisë në ditët e fundit të muajit gusht Por në ato momentet trajneri Josa vendosi të mos e marrë në ekip ngaqë nuk e dinte formën e tij sportive. Në janar mund të jetë ndryshe sepse mund të ketë edhe një periudhë në dispozicion për t’u stërvitur dhe për t’u ingranuar me skuadrën. Vllaznia megjithatë para se të vendosë për marrjen e këtyre dy lojtarëve, është e përqendruar tek oferta që u ka bërë tre futbollistë të Tiranës. Si Lika, ashtue dhe Bala e Dushku e kanë pranuar që oferta shkodrane I josh por mbeten në pritje të zgjidhjes së problemeve financiare që ka klubi I Tiranës. Nëse ato nuk zgjidhen atëherë, ata mund të merren por kjo nuk ka shumë garanci sepse drejtuesit bardheblu do bëjnë çmos t’I mbajnë këta lojtarë. Duke qenë para një dileme të tillë, shkodranët nuk kanë dashur të qëndrojnë në vend. Ata prandaj dhe kanë në mendje planin B me Boadunë dhe Ambourenë. I pari luan si mesfushor sulmues ndërsa I dyti mbrojtës I majtë dhe sëbashku mund t’I japin më shumë forcë dhe garanci skuadrës.